E DREJTË PUNE
  • Ne ofrojmë këshilla ligjore dhe përfaqësim para të gjitha niveleve të gjyqësorit për çështje që lidhen me ligjin e punës, duke përfshirë:

  • Hartimi i kontratave të punës individuale dhe kolektive.

  • Përfaqësimi në procese gjyqësore, kundërshtimi i largimeve nga puna dhe kërkimi i respektimit dhe kompensimit të të gjitha detyrimeve nga punëdhënësi në rastet e largimit nga puna në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

  • Përfaqësimi në procese gjyqësore, kundërshtimi i shkarkimeve dhe kërkimi i rikthimit në punë në rastet e individëve që gëzojnë statusin e nëpunësit civil.

  • Çështjet që lidhen me të drejtën për të përfituar pension pleqërie.

  • Mosmarrëveshjet lidhur me sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.

  • Mosmarrëveshjet në lidhje me pagat, detyrat e punës, uljet në detyrë ose çdo çështje tjetër që mund të lindë midis palëve.

  • Lëndimet dhe sëmundjet në punë, etj.

  • Çështje që lidhen me pezullimin, kundërshtimin ose mohimin e së drejtës për të përfituar pension pleqërie.